Trajneri i Spanjës para duelit me Serbinë: Ende nuk kemi treguar paraqitjen tonë më të mirë

by admin
Spread the love

Trajneri i kampionëve evropianë, Spanjës, Luis de la Fuente, beson se më e mira e ekipit të tij nuk ka ardhur ende, pavarësisht se La Furia Roja fitoi Euro 2024.

“Kjo skuadër është shumë ambicioze, konkurruese dhe e pamëshirshme. Futbollistët janë shumë të motivuar për të vazhduar me fitore. Më e mira nuk ka ardhur ende”, deklaroi ai në konferencën për shtyp para vizitës së Spanjës në Serbi për Ligën e Kombeve.

“I shoh lojtarët shumë të përqendruar dhe pa pasur vetëbesim të tepruar – ambiciozë dhe me këmbë në tokë pasi duan vetëm të rriten dhe të përmirësohen. Nuk do ta kemi të vështirë të kalojmë në objektivin e radhës”, ka pranuar specialisti që udhëhoqi Spanjën në Europianin dhe edicionin e kaluar të Ligës së Kombeve.

Spanja ballafaqohet sonte me Serbinë me fillim nga ora 20:45.

/GazetaBlic Sport/

 

You may also like