Trajneri i Southampton: Broja talent i madh, ja pse e zëvendësova

by admin
Spread the love

Trajneri Ralph Hasenhuttl e thërret sërish në apel dhe Broja përgjigjet. Sulmuesi kuqezi shënoi golin e dytë, në të dytën ndeshje si titullar në Premier League, ndërsa Southamptoni nuk ia doli të shkojë përtej barazimit 2-2 ndaj Burnley-t.

Tekniku austriak vlerësoi shumë sulmuesin 20-vjeçar shqiptar dhe deklaroi se është i lumtur që e ka në ekip, teksa foli edhe për arsyet e zëvendësimit të tij në minutën e 72-të.

“Broja është shumë lojtar i rëndësishëm për ne dhe jemi shumë të lumtur që nënshkruam me të në verë.

Ne e dimë që lojtarët e rinj mund të kenë një shans shumë të mirë rritjeje në klubin tonë. Shpresoj që Broja të mos ketë asgjë serioze me kyçin e këmbës, pasi ndiente dhimbje dhe ndaj e zëvendësova.

Ai, bashkë me Livramenton janë shumë të rinj, shumë të talentuar dhe ndihen shumë mirë në grupin tonë.

Në mënyrën që Southamptoni di, do të punojmë për t’i përmirësuar shumë këta të rinj. Ata mund të mos qëndrojnë gjatë këtu, por ne do t’i ndihmojmë të bëhen më të mirë”, u shpreh Hasenhuttl.

You may also like