Trajneri i njohur botëror, i habitur me Milot Rashicën: Shumë e çuditshme

by admin
Spread the love

Beshiktashi humbi në shtëpi ndaj Antalyaspor në shifrat 1:2, teksa Ernest Muçi realizoi golin e vetëm të përballjes.

Ndërkohë Milot Rashica mori të ekzekutojë një penallti në minutën e fundit.

Topi përfundoi në rrjetë, por për fatin e keq arbitri e anuloi golin pasi Rashica e kishte prekur dy herë topin në momentin e 11-metërshave.

Trajneri i njohur botëror, Santos, ngelet i habitur sesi Milot Rashicës iu hoq goli

“Rashica merr gjithmonë përsipër penalltitë. Në stërvitje, Tosun, Rashica, Semih dhe Aboubakar vijnë në rend për gjuajtjen e penalltive.

Nuk kisha parë kurrë një situatë të tillë më parë, ishte shumë e çuditshme dhe ne ishim të pafat pasi Rashica godet mirë”, tha Santos.

You may also like