Trajneri i Izraelit: Shqipëria është e fortë edhe pse ka mungesa

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pavarësisht telasheve që ka Izraeli prej mungesave të Zahavit dhe Solomon, trajneri Alon Hazan thotë se skuadra e tij i ka të gjitha mundësitë për ta fituar dhe për të marrë vendin e parë në grup, që është diçka e rëndësishme për këtë kombëtare.

Në fjalën e tij përpara duelit me Shqipërinë, Hazan iu ka thurur elozhe kuqezinjve për cilësinë që kanë në grup, pavarësisht mungesave të shumta.

“Unë nuk merrem kurrë me individët në një skuadër, si në atë tonën, ashtu edhe në kundërshtaren. Ne kemi lojtarë të gatshëm për të bërë diferencën në këtë sfidë, ashtu siç ka edhe Shqipëria. Janë disa lojtarë që luajnë në klube të rëndësishme të Europës.

Ne duam të bëjmë maksimumin për të marrë 3 pikët. Nuk kam dyshime që Shqipëria me një lojtar apo një tjetër do të jetë kundërshtar shumë i fortë. Mirëpo unë kam besim te skuadra. Kushdo që do të jetë në skuadër do të bëjë të pamundurën për fitoren”, ka thënë Hazan.

Ndeshja mes Izraelit dhe Shqipërisë do të luhet ditën e shtunë në orën 20:45 në stadiumin Blumfield të Tel Avivit. / Oversport.tv

Foto: BabaGol Twitter

You may also like