Trajneri i Empolit: Bajrami mund të bëhet i madh, jam penduar për Asllanin

by admin
Spread the love

Fjalët të mira për Nedim Bajramin dhe Kristjan Asllanin. I thotë trajneri i Empolit, Aurelio Andreazzoli, i cili ka dhënë një intervistë për “Il Foglio”.

Ai ka kaluar në skaner shumë lojtarë të skuadrës së tij dhe normalisht nuk mund të anashkaloheshin edhe dy mesfushorët e kombëtares shqiptare.

“Bajrami i ka shenjat për t’u bërë një lojtar i rëndësishëm, ashtu si Asllani. Ai ka cilësi të mëdha, duhet t’i kisha dhënë më shumë minuta.

Çfarë keqardhje për Samuele Ricci. Të rinjtë janë të vështirë, për t’i bërë të zhvillohen nuk ka rrugë tjetër veçse t’u japësh hapësirë në fushë. Unë i rris dhe më pas dikush tjetër i shijon”, është shprehur Andreazzoli. / oversport.tv

Lexo lajme interesante

You may also like