Trajneri i Çekisë: Ndaj Kosovës na duhet kujdes maksimal

by admin
Spread the love

Selektorit i Përfaqësueses U-21 të Çekisë, Jan Suchoparek në një intervistë për “sport.cz” ka thënë se ndaj Kosovës nevojitet përqendrim maksimal, transmeton Insporti.

Dardanët e rinj të enjten në Prishtinë e presin Çekinë, në ndeshjen kualifikuese për Evropianin e vitit 2023.

“Kosova është një ekip shumë mirë i organizuar me lojtarë të mirë individualë që mund ta shfrytëzojnë çdo gabim të kundërshtarit për të shënuar gol. Mund të jenë shumë të rrezikshëm, prandaj nevojitet përqendrim maksimal .Kështu u bëjmë thirrje lojtarëve tanë për kujdes. Por ne besojmë se jemi të gatshëm për t’u përballur me Kosovën”, ka thënë seleksionuesi Suchoparek.

Çekia është në vendin e parë të Grupit G me gjashtë pikë, ndërsa Kosova në vendin e pestë me vetëm tre pikë në dy ndeshje të zhvilluara.

You may also like