Trajneri i Brazilit: Lista e grumbullimeve për Katar? Nuk më zë gjumi natën për këtë gjë

by admin
Spread the love

Kur na ndajnë dhe dy javë nga starti i Kupës së Botës që zhvillohet në Katar, ethet kanë filluar të ndihen edhe më shumë në Kombëtaret që do të marrin pjesë. Diçka e tillë po ndodh edhe te Brazili me trajnerin Tite që ka bërë një deklaratë mjaft interesante. Numri një i stolit të Brazilit është shprehur se nuk po fle mjaftueshëm për shkak të zgjedhjeve që duhet të bëjë.

“Gruaja ime tashmë është mësuar me këtë gjë dhe kur unë filloj të lëviz në krevat më thotë të qëndroj i qetë. Më thotë që të provoj të fle më shumë, por unë mendoj për listën e të grumbulluarve dhe nervozohem.

Ne kemi shumë atletë, por mbi gjithçka vjen pjesa humane, karakteri i tyre, të gjithë duhen respektuar. Do të ketë zgjedhje që do të bëhen për shkak të motiveve teknike, por respekti për këdo do të jetë gjithmonë”, u shpreh Tite për “Esporte Espetacular”.

Tite ka njoftuar gjithashtu se pas Kupës së Botës në Katar do të tërhiqet nga stoli i Kombëtares së Brazilit. Tekniku brazilian zbuloi se ka menduar të largohet që në vitin 2018, por më pas ka ndryshuar mendim. Tite është ulur në stolin e Brazilit në vitin 2016 dhe ka zhvilluar 76 ndeshje nga të cilat ka fituar 57, ka barazuar 18 dhe ka pësuar 5 humbje. /oversport.tv

Foto: Confederação Brasileira de Futebol, Facebook

You may also like