Trajneri i Barcelonës, Ksavi: Ka raste kur dëshpërohem, teksa shoh se si luajmë

by admin
Spread the love

Ksavi Hernandez sigurisht që “përqafon” kualifikimin për në çerekfinalet e Kupës së Mbretit, por trajneri vazhdon që të jetë i pakënaqur nga Barcelona e tij, edhe pas ndeshjes me Unionistas së Salamankës. “Pikësëpari dua të përgëzoj skuadrën e Unionistas, pasi na e bëri jetën vërtet të vështirë dhe unë shpresoj që ata të ecin sa më përpara dhe sa më lart në kategorinë e tyre.

Në të njëjtën kohë dua të përgëzoj edhe lojtarët e mi për kualifikimin, ndonëse kjo nuk do të thotë se jam i lumtur me paraqitjen. Po, kishte disa momente që bëmë vërtet gjëra të bukura në fushë, por në të njëjtën kohë pati shumë momente, episode, në të cilat kur shihja ekipin tim dëshpërohesha për mënyrën sesi po luanim.

Ndaj Unionistas mendoj se shfrytëzuam në maksimum individualitetet e De Jongut, Gyndoanit, Pedrit e Levës, ndonëse nëse Kunde nuk do të kishte shënuar atë gol nga distanca, e sigurt është se ndeshja nuk do të kishte qenë aspak e lehtë për ne”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like