Trajkovski: Më shumë se 160 inspektorë në terren, çmimet janë ulur

by admin
Spread the love





Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT) Goran Trajkovski, bëri të ditur se më shumë se 160 inspektorë janë në terren në të gjithë shtetin, veprohet pa asnjë përzgjedhje, ekskluzivisht sipas ligjit. Që nga mëngjesi i sotëm është evidentuar ulje e çmimeve dhe nuk ka parregullsi.

Siç informon Trajkovski, të dhënat e detajuara nga inspektimet do të bëhen të ditura gjatë ditës ose nesër.

Sipas tij, ISHT-së do të publikojë emrat e subjekteve nëse konstaton parregullsi.

“ISHT vepron me kapacitet të plotë. Pas inspektimit të gjendjes faktike, gjatë ditës mund të japim informacione më të detajuara. Deri më tani ka pasur ulje çmimesh dhe që nga mëngjesi i sotëm nuk ka parregullsi. Do të doja të pres deri sa të marr raportin e detajuar që deri në fund të ditës ose maksimumi nesër të dalim me informacione të detajuara. ISHT do të publikojë emrat e subjekteve nëse konstaton parregullsi sepse vendimet janë në interes të qytetarëve. Le të jetë kjo një nxitje për tregtarët që me vetëdije t’i ulin çmimet”, theksoi Trajkovski.

Ai përkujtoi se gjobat për mosrespektim të mundshëm të vendimeve janë nga 800 deri në 10 mijë euro.

“Apeloj, duke pasur parasysh se kanë pasur periudhë prej gjashtë ditësh të përshtaten për respektimin e vendimit, këtë ta bëjnë sepse sanksionet janë të larta, nga 800 deri në 10.000 euro, ndërsa inspektimet do të kryhen deri në fund dhe sipas ligjit”, thekson drejtori i ISHT-së .







Artikulli paraprakShaqiri e Xhaka do të udhëtojnë në Serbi, Zvicra përballet me Bjellorusinë
Artikulli tjetërInfantino zgjidhet sërish president i FIFA-s




You may also like