Trajanovi do të kërkojë zgjedhje të parakohshme dhe Qeveri me të gjitha partitë politike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, ka theksuar se në takimin e liderëve do të hap cështjen për zgjedhje të parakohshme ose për Qeveri me të gjitha partitë politike. Sipas tij, cështja kryesore që do të diskutohet është futja e bullgarëve në Kushtetutë, që do ta mbështet, vetëm nëse Maqedonasit njihen në Bullgari.

“Do të kërkoj të bisedohet për t`i dërguar një mesazh të fuqishëm Bullgarisë, kreut politik atje, t`i njohin maqedonasit si përkatësi kombëare dhe t`i realizojnë të drejtat ë tyre. Të formojnë klube, asociacione, si parti politike që do të kultivojnë karaktersitikat e kombit. Do ta ngrejë këtë cështje dhe do të kërkoj konsensus” – ka deklaruar Pavle Trajanov.


You may also like