Trajanov: Jemi më afër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, se sa shumicës për të votuar ndryshimet kushtetuese

by admin
Spread the love




“Jemi më afër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sesa të ketë mundësi ky parlament të votojë ndryshimet kushtetuese”, kështu deklaroi deputeti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajnov.

 “Është krejt e sigurt që kjo përbërje parlamentare nuk do të mund të bëjë ndryshime kushtetuese. Duhet të mendohet hapja e një debati për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ose, si opsion i dytë, të bëhet një qeveri e gjerë që do të zgjidhë situatën e vështirë në vend lidhur me krizën energjetike, ekonomike dhe stabilitetin e vendit lidhur me luftën në Ukrainë”,tha Trajanov.

Ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin me sigurimin e 2/3 të votave të deputetëve ne Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.


You may also like