Tragjedia në Tetovë, Selmani: Dorëheqja është akt moral, por jo i mjaftueshëm, duhet të gjendet fajtori

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kanë kaluar plotë 20 ditë që nga tragjedia në Tetovë, derisa ende organet e hetuesisë nuk kanë dal me raport për të gjetur ‘fajtorin’ dhe shkaqet e kësaj ngjarje.

Në lidhje me këtë në një prononcim për “Alsat”, ish-ministri i Shëndetësisë, Imer Selmani, tha se për këtë rast prokuroria dhe organet tjera kompetentë duhet ta thonë fjalën e fundit. Derisa, ai sugjeroi që të mos shpejtohet dhe të gjykohen paraprakisht zyrtarët që kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre.

Gjithsesi se dorëheqjet janë vetëm një akt moral, kurse hetuesia dhe organet e prokurorisë dhe gjithë ata segmente tjera të cilat duhet ta zbardhin rastin, duhet të kryejnë punën e tyre deri në fund. Patjetër se këtu duhet të pritet fjala e fundit vendimtare e prokurorisë, nuk duhet të përshpejtohet dhe të gjykohet dhe të dënohet paraprakisht ndonjëri nga këto që kanë dhënë dorëheqje”, u shpreh ai.

Tutje, Selmani, tha se kjo që ka ndodhë, është një fatkeqësi shumë e madhe, po është fatkeqësi e cila ka ndodhur dhe ndodh edhe në shumë vende tjera, fatkeqësisht.

“Por këtu përpos akteve morale të dorëheqjes, patjetër se duhet të gjendet dhe fajtori. Normal gjetja e fajtorit pastaj ka reperkusionet e veta dhe ndëshkimet të cilat parashihen edhe me ligjet tjera”, deklaroi Imer Selmani, ish ministër i Shëndetësisë.

Kujtojmë se në hetimin për tragjedinë në Tetovë që ndodhi më 8 shtator, janë përfshirë edhe ekspertët gjerman ndërsa nga kjo tragjedi mbetën të vd ekur 14 persona dhe 12 të l ënduar.

You may also like