Tragjedi në Spanjë, futbollisti gjenden i vdekur në vaskë, duke karikuar celularin

by admin
Spread the love

Ai ishte me origjinë nga Viveiro dhe luajti futboll në disa ekipe spanjolle. Santiago Otero, 38 vjeç, u gjet i vdekur në shtëpinë ku jetonte në Madrid. Gruaja e të ndjerit e gjeti atë në vaskë, me celularin në dorë dhe karikuesin e lidhur me prizën e energjisë.

Hipoteza kryesore është se mund ta ketë zënë korenti, meqë celulari ishte i lidhur me rrymën elektrike dhe ka bërë kontakt me ujin. Futbollisti ndodhej në vaskë, ndërsa po karikonte telefonin dhe navigonte në të.

Viktima kishte një djegie në zonën e gjoksit, në të cilën u gjet celulari. Edhe pse flitet për një aksident në familje, Policia Kombëtare ka marrë përsipër hetimet. Fillimisht u rishikuan instalimet e shtëpisë për të parë nëse automati kishte rënë dhe rryma elektrike ishte ndërprerë. Gjithashtu, u hetua nëse karikuesi ishte i lidhur me një kordon zgjatues dhe nëse ishte zhytur në ujë.

Gruaja e gjeti atë pa ndjenja në vaskë kur u kthye në shtëpi, pasi punoi gjithë natën, kështu që hetimet e para vlerësojnë se futbollisti kishte vdekur midis tetë dhe dhjetë orësh. Një psikolog nga shërbimi shëndetësor i Madridit trajtoi partneren e viktimës, e cila ishte shumë e tronditur.

Santiago Otero ishte i njohur në rajonin A Mariña për kohën që kaloi me ekipe të ndryshme futbolli në zonë. Me origjinë nga Escourido, ai njihej në botën e futbollit me pseudonimin “Catanha”. Qendërsulmuesi e nisi në kategoritë e ulëta të Viveiro, pastaj luajti një sezon me të rinjtë e Real Oviedo dhe më vonë kaloi përmes ekipeve të para të Vivariense, Xove Lago, Folgueiro etj. Ai la pas gruan dhe dy fëmijë.

You may also like