Tragjedi në Indonezi! Qindra të vdekur pas trazirave në stadium

by admin
Spread the love

Tragjedi në Indonezi, ku të shtunën në mbrëmje kanë vdekur më shumë se 170 njerëz dhe mbi 200 janë plagosur, pas incidenteve që ndodhën në stadiumin “Kanjurahn” në qytetin Malang.

Tifozët e Arema FC pushtuan fushën pas humbjes përballë Pesebaya Surabaya, duke nisur një revoltë të vërtetë. Forcat e rendit nisën të lëshonin gaz lotsjellës në tribuna dhe në fushë, duke shkaktuar kështu një kaos total, që solli panik mes tifozëve.

Shumë njerëz u shtypën nga turma, duke humbur jetën. Sipas gazetave vendase mes viktimave ka edhe fëmijë. Sipas autoriteteve nga 42 mijë tifozë të pranishëm, të paktën 3 mijë u futën në fushë, duke nisur kështu një mbrëmje dramatike. Pritet që numri i viktimave të rritet, pasi ka shumë të plagosur. / Oversport.tv

You may also like