Tragjedi e rëndë në Cetinje të Malit të Zi: Njëmbëdhjetë të vrarë, midis tyre edhe dy fëmijë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sulmuesi, i cili vrau dhjetë persona, është vrarë nga një bashkëqytetar. Gjashtë persona janë shtruar në spital

Tridhjetekatërvjeçari Vuk Boriloviq sot ka vrarë dhjetë persona në Cetinje, pas së cilës është vrarë.

Pas hetimeve, prokurorja kujdestare Andrijana Nastiq, tha për “TV Vijesti”, se kanë gjetur nëntë persona të vdekur në vend, dhe se nga Qendra Klinike kanë marrë informacione se dy persona të tjerë iu janë nënshtruar plagëve të marra.

U vranë gjithashtu dy fëmijë dhe në mesin e gjashtë të shtruarve në spital – dy në Cetinje dhe katër në QKKG – është një polic. Siç tha Nastiq, sulmuesi u vra nga një bashkëqytetar.

Drejtori i Administratës Policore, Zoran Brgjanin, ka bërë të ditur se sulmuesi ka qëlluar në një familje, anëtarët e së cilës kanë qenë duke qëndruar në ambientet e shtëpisë së saj si qiramarrës në vendbanimin Medovina. “Ai me atë rast, duke përdorur armën e zjarrit – pushkë gjuetie – ka marrë jetën e dy fëmijëve, njëri prej tetë dhe tjetri njëmbëdhjetë vjeç, dhe ka plagosur nënën e tyre, e cila iu nënshtrua plagëve të marra në një institucion mjekësor. Më pas doli dhe me të njëjtën armë zjarri ka qëlluar banorët e këtij vendbanimi, me ç’rast ka marrë jetën e shtatë personave të tjerë dhe ka plagosur gjashtë”, tha Bërgjanin.

Kryeministri Dritan Abazoviq dhe ministri i Shëndetësisë Dragoslav Shçekiq vizituan QKKK-në, biseduan me drejtoreshën Liljana Raduloviq dhe më pas shkuan në Cetinje.

Raduloviq ka thënë për media se në atë institucion janë pranuar katër persona të lënduar, tre prej të cilëve janë në rrezik për jetën, transmeton portali Shtegu.

Abazoviq ka bërë të ditur se do të shpallen tri ditë zie në vend, të cilën sonte e ka shpallur Komuna e Cetinjes në territorin e saj.

You may also like