Trafik i rënduar për të hyrë në Tiranë, policia: Bjerini nga Ndroqi ose Elbasani

by admin
Spread the love

Ditën e sotme, Policia Rrugore e Tiranës, ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të përdorin rrugët alternative, në mënyrë që të shmangin trafikun e rënduar në autostradën Durrës-Tiranë.

Rrugët alternative si: Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit), Elbasan-Tiranë, janë disa nga akset alternative që mund të përdoren nga shoferët në ditët që ka trafik dhe ngarkesë.

“Policia Rrugore e Tiranës Nisur nga fluksi i madh i automjeteve në kthim për në Tiranë, Policia Rrgore e Tiranës, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për shkak të trafikut të rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, të përdorin rrugët alternative: *Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit); *Elbasan-Tiranë. Gjithashtu, kujtojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që gjatë udhëtimit të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet. Kthehu në shtëpi i sigurtë , respekto rregullat e qarkullimit rrugor”, njofton Policia.

You may also like