Trafik i rënduar në autostradën Durrës-Tiranë Policia u bën thirrje shoferëve: Përdorni rrugë alternative

by admin
Spread the love

Policia Rrugore e Tiranës, i bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që të përdorin rrugë alternative përveç autostradës Durrës-Tiranë.

Për shkak të trafikut të rënduar, policia u bën thirrje shoferëve që të përdorin rrugën e Ndroqit ose autostradën Elbasan-Tiranë.

Policia Rrugore e Tiranës:

Nisur nga fluksi i madh i automjeteve në kthim për në Tiranë, Policia Rrgore e Tiranës, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për shkak të trafikut të rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, të përdorin rrugët alternative:
*Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit);
Gjithashtu, kujtojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që gjatë udhëtimit të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet.
Kthehu në shtëpi i sigurtë , respekto rregullat e qarkullimit rrugor.

You may also like