Tradhtia në Librazhd, “përfshihet” edhe Arbana Osmani

by admin
Spread the love

Pas një muaji mjaft aktiv me pushime, Arbana Osmani ka gjetur kohë edhe për ndjekësit e saj të shumtë dhe ka zhvilluar një bisedë më to në rrjetet sociale.

Mes pyetjeve të shumta për jetën private, ndjekësit ishin kurioz edhe për mendimin e saj për rastin e tradhtisë në Librazhd, ku nusja u kap “mat” nga vjehrri dhe vjehrra teksa kryente tradhti ndaj bashkëshortit të saj që jetonte jashtë vendit.

Arbana ka dhënë mendimin e saj:

“Një nga ato raste kur të vjen keq që rrit fëmijët në këtë vend. Aq më tepër me këto media që i dhanë kaq shumë hapësirë. Turp.”, shkruan Arbana.


Një ndjekëse tjeter e pyeti moderatoren se cili ka qenë tranzicioni apo ndryshimi më i vështirë në jetën e saj, fëmija i parë apo fëmija i dytë e në vazhdim. Ndërsa Arbana është përgjigjur duke cituar fjalët e partnerit të saj Eduard Grishaj. Për të është njësoj si të ketë një apo më shumë fëmijë ndërsa për moderatoren, fëmija i parë ka sjellë shumë ndryshim në jetën e saj.

“Edi thotë si dy, si 4, si 5 njësoj janë. Por nuk i vë ai në gjumë të kuptohemi. As nuk i shikon kur duhet të bëjnë vaksinat a të marrin mjekim. 0-1 ka qenë tranizicion shumë i madh për mua. Mendova se isha e përgatitur për atë por kuptova se të gjithë librat që kisha lexuar për shtatzëninë ndihmuan pak për asgjë”- shkruan moderatorja.

 


You may also like