Tradhti në historinë e Eros Grezdës me Oriola Marashin, futbollisti i Kombëtares del hapur me modelen spanjolle

by admin
Spread the love

Prej një viti, lidhja e modeles Oriola Marashi me futbollistin Eros Grezda ka bërë xhiron e rrjetit. Në fillimet e tyre, lidhja po shkonte mirë dhe herë pas here i shihnim bashkë në “Instagram”-et e njëri-tjetrit e madje në media qarkulloi lajmi se lidhja kishte kaluar në tjetër nivel dhe çifti ishte fejuar. Pas situatave problematike në marrëdhënien e tyre, çifti u nda para disa muajsh dhe statuset në rrjetet sociale treguan se nuk janë ndarë aspak mirë. Ndërkohë, së fundmi duket se Eros ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij dhe po përflitet për një lidhje me një tjetër modele spanjolle, që sipas komentuesve ka qenë një pëlqim i tij që kur ka qenë me Oriolën dhe kjo tradhti e mundshme ka çuar çiftin në ndarje shkruan Panorama.

Vajza në fjalë quhet Nicole Bohorquez, së cilës Eros ia shpreh hapur dashurinë pasi nuk kursehet që ta komentojë në foto. Në njërën prej tyre ai shkruan “Sa e bukur”, kurse te tjetra i ka dërguar disa emoji me sy me zemra. Nuk dihet se si janë njohur të dy, por burime të brendshme kanë treguar se janë njohur në një prej udhëtimeve të futbollistit në Spanjë. Duke marrë parasysh rëndësinë dhe vëmendjen që marrin rrjetet sociale ditët e sotme, detaje të tilla janë shpesh tregues të shumë të lidhjeve në jetën reale, aq më tepër që njerëzit publikë dinë mirë çfarë bëjnë, kur lënë një koment.

Pas ndarjes Eros nisi thumbat për modelen Marashi, në llogarinë e tij në “Instagram”. Futbollisti ndau një shprehje me ndjekësit e tij, në të cilën thuhej: “Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”. Nuk dihet për çfarë e kishte konkretisht sportisti, por duket se dhe ai ishte i zhgënjyer nga një person, që mund të jetë ish-e dashura e tij. Oriola Marashi nga ana tjetër nuk bëri asnjë reagim dhe vazhdoi të shijonte pushimet verore.

You may also like