Tottenham “lodhet” me Conte-n, ish-trajneri i Barçës në “pole position” për të zëvendësuar italianin

by admin
Spread the love

Tottenham dhe Antonio Conte duket se do të ndajnë rrugët në fundin e sezonit aktual.

Drejtuesit e Spurs-ave pretendonin një ecuri më të mirë nën drejtimin e italianit me skuadrën angleze që në këtë sezon nuk shkoi përtej fazës së 1/8-tave në Champions League ndërsa në kampionat është e destinuar sërish të luftojë për vendin e katërt dhe jo më shumë.

Nga ana tjetër, edhe tekniku italian ka pasur pakënaqësitë në lidhje me organikën e ekipit por edhe me mentalitetin e Tottenham. Ndaj, përveç ndonjë të papriture deri në fundin e sezonit, pritet që palët të ndajnë rrugët me Conten që duket i joshur për një rikthim te Interi. Ndërkohë, edhe te Tottenham nuk po qëndrojnë duarkryq në lidhje me këtë situatë pasi kanë nisur të studiojnë zëvendësuesit e mundshëm të italianit.

I preferuari është Luis Enrique. Sipas The Times, ish-i i Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës është i interesuar për Tottenham dhe një eksperiencë në Premier League. 52-vjeçarit i mungon një eksperiencë me klubet prej vitit 2017, kohë kur drejtonte Barcelonën.

Trajneri spanjoll duket i mirëpritur edhe nga ana e tifozerisë së Tottenham pasi në të kaluarën është konfirmuar si një shembull i suksesshëm duke triumfuar në Champions League por edhe në LaLiga.


Top Channel

You may also like