TOTTENHAM kërkon të shtojë “muskujt” në mesfushë, CONTE “peshkon” te Barcelona – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tottenham po mendon për transferimin e Franck Kessie gjatë merkatos së janarit. Ish-mesfushori i Milan kaloi në “Camp Nou” si një nga transferimet e bujshme të katalanasve, por që deri më tani nuk ka arritur të fitojë një fanelë titullari në formacionin e ndërtuar nga Xavi Hernandez.

Në këto kushte kërkon të përfitojë Antonio Conte, i cili e pëlqen shumë lojën e Kessie, ndërsa kërkon të shtojë kështu “muskujt” më mesin e fushës. Ka qenë spanjollja “Sport” që ka bërë të ditur se “Spursat” kanë ofruar 13 milionë paund për shërbimet e lojtarin nga Bregu i Fildishtë.

Vetëm 5 ndeshje të zhvilluara si titullarë me Barcelonë nuk ndryshojnë aspak mendjen e Contes, por ky operacion konsiderohet i ndërlikuar, pasi mesfushori kërkon të tregojë vlerat e tij në “Camp Nou”.

You may also like