Tottenham këmbëngul për Zaniolon, Roma nuk e shet lirë xhevahirin e saj

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ardhja e Dybala ka bërë që tifozët e Romës të ëndërrojnë titullin kampion në Serie A, por kanë filluar të shqetësojnë zërat e merkatos që thonë se Tottenham kërkon të marrë me çdo kusht Nicolò Zaniolon.

Sipas asaj që shkruan “Il Messaggero”, miqësorja e luajtur në Izrael ka rindezur interesimin e Antonio Contes për sulmuesin verdhekuq, duke rihapur edhe një herë tratativat për një transferim të mundshëm në Londër.

Ndonëse lojtari ka përmirësuar marrëdhëniet me teknikun Mourinho dhe nuk preferon të transferohet jashtë Italisë, nëse Tottenham ofron 50-60 milionë euro, atëherë Roma është e gatshme që të shesë xhevahirin e saj. / Oversport.tv

Foto: UEFA Conference League, Twitter

You may also like