Tottenham do zonën “Champions”, Conte përballë Unai Emery (FORMACIONET ZYRTARE) – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tottenham do të presë në shtëpi Aston Villa sot në orën 15:00 për javën e 18 të Premier League. Spursat duan medoemos t’i bëjnë vend vetes në Top 4-shen që të dërgon në grupet e Champions League dhe ndaj Aston Villas duan patjetër tre pikët.

Miqtë ndodhen në mesin e tabelës në vendin e 12 por gara është e ngushtë teksa vendi i 18-të është vetëm 5 pikë prapa. Dy trajnerët kanë zgjedhur formacionet titullare për këtë sfidë.

Formacionet Zyrtare:

Tottenham (3-4-3): Lloris; Romero, Lenglet, Davies; Doherty, Bissouma, Hojbjerg, Perisic; Gil, Kane, Son

Aston Villa (4-4-2): Olsen; Young, Konsa, Mings, Digne; McGinn, Luiz, Kamara, Buendia; Bailey, Watkins

You may also like