Torres: Serbia përfaqësuese e Rusisë, Kosova mike e SHBA-së

by admin
Spread the love

Kongresisti amerikan Ritchie Torres ia ka përkujtuar Serbisë se me nënshkrimin e marrëveshjes së re për gazin rus, ajo po i tregon edhe njëherë botës se është renditur në krah të Rusisë, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dinë se kush është miku i saj i vërtetë – Kosova.

“Kujtojmë se Serbia është një përfaqësuese e Rusisë, ndërsa Kosova është një mike e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara. Ne në SHBA nuk duhet të harrojmë kurrë se cilët janë miqtë tanë të vërtetë”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq të dielën tha se kishte rënë dakord për një kontratë të re trevjeçare për furnizimin me gaz në një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

Kjo ka shkaktuar reagime edhe në Kosovë, duke thënë se Serbia duke blerë gazin rus, ajo po e financon Putin në agresionin e tij ushtarak në Ukrainë.

You may also like