“Topi i blinduar” gjerman drejt Ukrainës: Artileria më e sofistikuar në botë mund të shkatërrojë rusët

by admin
Spread the love

Ndërkohë që forcat ruse përqendrohen në Donbass dhe Severodonetsk, Lysychansk dhe qytete të tjera në lindje qëndrojnë ende në këmbë, trupat nga Kievi kanë kundërsulmuar në Kherson, ndërsa Ukraina po humbet vijën e parë kundër Rusisë për mungesë armësh.

Vëzhgimi i hidhur vjen nga inteligjenca ukrainase, e cila rinis apelin, që nuk ka pushuar kurrë, për perëndimorët për të furnizuar me armët e nevojshme Kievit për të zmbrapsur pushtimin e Vladimir Putinit. Një apel ndaj të cilit, sipas qeverisë së Volodymyr Zelensky, aleatët po përgjigjen më ngadalë dhe me më pak bujari sesa pritej fillimisht.

Por një top gjerman mund të përmbysë arritjet e deritanishme të ushtrisë ruse në Ukrainë. Është fjala për atë që gjermanët e quajnë “Panzerhaubitze (PzH) 2000”, ose topi i blinduar, që hyn tek kategoria e artilerisë më të sofistikuar, ndër më të fuqishmet në botë që është në veprim prej vitit 1996.

Media gjermane Bild, duke iu referuar ambasadorit ukrainas Andriy Melnyk shkruan se qeveria gjermane pritet të dërgojë brenda 22 Qershorit, 7 topa të modelit Panzerhaubitze e 2000 në Ukrainë. Berlini ende nuk e ka konfirmuar dërgimin e këtyre topave, megjithatë zyrtarët e qeverisë gjermane nuk e kanë përjashtuar mundësinë se së shpejti do të dërgojnë artileri të rëndë me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, duke ndjekur hapat e amerikanëve.

E veçanta e PzH 2000 është se hedh 3 predha në çdo 10 sekonda dhe jo më shumë se 10 në 1 minutë. Topi ka një rreze veprimi deri në 67 kilometra, kryen vetë procesin e ngarkimit të predhave dhe krijon mbrojtje ndaj ushtarëve që ndodhen pranë tij, në dallim nga topat e zakonshëm. Falë zinxhirëve zhvendoset deri në 420 kilometra.

You may also like