Topalli: “Terreni i Ballkanit më ka shkaktuar shumë lëndime, ende i vuaj”

by admin
Spread the love

Ish- sulmuesi i Ballkanit, Jetmir Topalli, i cili luan për ekipin nga Superliga e Turqisë, Istanbulspor, ka folur për ish klubin dhe poashtu për infrastrukturën e stadiumeve të Kosovës, shkruan Insporti.

Topalli tha se Ballkanin e sheh si kampion, teksa theksoi se ende i vuan lëndimet që i ka marrë në fushën e klubit, kjo si pasojë e barit natyral.

“Ballkani ka ardhë koha me u bë kampion, shpresoj që fundi të mos jetë i errët si dy vitet e kaluara” – tha Topalli.

“Nuk po tregojë sa është e vështireë puna e fushës sepse vetëm dihet, unë tash ende i vujë lëndimet që kam lujtë dy vjet aty, në momentin që kam fillu me ushtru në bari natyral kanë fillu të gjitha problemet, shpina, këmbët. Duhet me investu në infrastrukturë, sidomos në fusha”-tha Topalli në emisionin “Ekipa A” në ATV.

Jetmir Topalli ka tani 2 gola dhe 2 asistime me skuadrën e re të tij Istanbulspor. /Insporti.com

You may also like