Topalli flet për formën fantastike që po kalon në Turqi

by admin
Spread the love

Jetmir Topalli në afatin kalimtar veror të transferimeve vendosi të largohej nga Yeni Malatyaspor, për t’u bashkuar me skuadrën e Istambulsporit, që bënë gara në Ligën e Parë të Turqisë.

Pavarësisht se nuk pati fillim të mbarë për shkak të një lëndimi të pësuar me t’u bashkuar me skuadrën e Istambulsporit, Topalli tashmë është rikthyer në formën e tij më të mirë.

Në tri ndeshjet e fundit ish-sulmuesi i Ballkanit ka realizuar tre gola, duke e ndihmuar skuadrën e tij që t’i arrijë tri fitore rresht.

Golin e fundit 22 vjeçari e shënoi sonte në takimin që Istambulspori e fitoi në udhetim të Bursaspori me rezultat 4-2.

Lidhur me formën fantastike të tij, Gazeta inFokus, ka realizuar një intervistë të shkurtë me sulmuesin e kombëtares së Kosovës.

Topalli ka thënë se realizimi i tre golave në tri ndeshjet e fundit është një sinjal që ai ka filluar të kthehet në synimet e tij.

‘Realizimi i tre golave në tri ndeshjet e fundit është një sinjal që kam filluar të kthehem ngadalë – ngadalë në atë që unë dhe kam synim deri në fund të sezonit. Puna e madhe pas lëndimit më ka bërë edhe më të fortë po edhe gjithashtu me ndihmën bashkëlojtarët që jemi si familje. Me patjetër që ka qenë e vështir po gjithçka po bie ne vendin e vet’, tha fillimisht Topalli.

Më pas ai tregoi se synimi i tij është që në grumbullimin e radhës të Kombëtares së Kosovës të pranoj ftesë.

Tutje ai falënderoi të gjithë ata që i qëndrojnë prapa si dhe një falënderim të veçantë pati edhe për mediat në Kosovë.

‘Po një prej synimeve të mia pa dyshim është që ta arrij që të marrë ftesë në grumbullimin e ardhshëm do punoj dhe do jap maksimumin që të marr atë që dua në fund dhe dua të them faleminderit për gjithë ata persona që më rrijnë afër edhe në momentet më të vështira që kam qenë janë motivi që me vazhdu të jap maksimumin në çdo ndeshje. Gjithashtu faleminderit edhe juve mediave në Kosovë që na qëndroni afër për gjithçka’, deklaroi Jetmir Topalli.

Në gushtin e vitit 2020 Jetmir Topalli u transferua nga skuadra e Ballkanit te Yeni Malatyaspori, kurse në gusht të këtij viti u bashkua me skuadrën e Istambulsporit.

You may also like