Top 10 yjet më premtues në botë – Gavi dhe Bellingham prijnë, befasojnë brazilianët

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gavi dhe Jude Bellingham janë renditur si dy talentet më të mëdha në botë, në listën e CIES.

Mesfushori i Barcelonës dhe Spanjës është ende vetëm 18 vjeç, por tashmë ka bërë 90 paraqitje për nivelet e larta,

Fituesi i Golden Boy, i cili shënoi në Kupën e Botës, është tashmë një çelës kyç në mesfushën e Xavit.

Pavarësisht interesimit nga Chelsea, Manchester United, Liverpool dhe Bayern Munich pas situatës së tij të komplikuar të kontratës, Gavi thuhet se dëshiron të qëndrojë në “Nou Camp”, ndoshta për të gjithë karrierën e tij .

Në vend të dytë është Bellingham, i cili ka dëshmuar se përse po flitet një transferim prej 130 milionë euro te Real Madrid ose Manchester City, pas paraqitjeve e tij për Borussia Dortmundin dhe Anglinë.

Ai duhet të kënaqet me vendin e dytë në renditje nga Observatori i Futbollit (CIES) për lojtarët U-20 në 75 liga në mbarë botën.

Marcos Leonardo përfundon në podium dhe është një nga katër talentet braziliane në rritje në dhjetëshen e parë.

Lojtari i Santosit (19 vjeç) bëri debutimin e tij menjëherë pas ditëlindjes së tij të 17-të në vitin 2020.

Adoleshenti i Benficas, Antonio Silva është i vetmi qendërmbrojtës në top dhjetëshen.

Me 39 paraqitjet e tij në elitë– përfshirë humbjen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Interit – që nga promovimi i tij nga ekipi B po e justifikon vetën.

Vitor Roque (18 vjeç) po bën emër në sulmin e Athletico Paranaenses. Kjo i ka dhënë atij debutimin me Brazilin kundër Marokut muajin e kaluar, ndërsa klube si Manchester United, Arsenal dhe Barcelona po analizojnë blerjen e tij.

Alejandro Balde (19 vjeç), është i gjashti pas ngritjes së mbrojtësit të majtë nga akademia e La Masia në ekipin e parë dhe tani një yll i Spanjës me pesë ndeshje.

Një tjetër mbrojtës i majtë, Milos Kerkez (19-vjeçar) i AZ Alkmaar, është i radhës.

Ai kaloi një periudhë të shkurtër me AC Milan, por është vendosur në AZ që kur u bashkua në 2022.

Endrick është braziliani i tretë – dhe ndoshta më i njohuri pasi tashmë ka rënë dakord për një transferim prej 60 milionë funtesh te Real Madridi.

Sulmuesi i Palmeiras është ende vetëm 16 vjeç, por kishte disa nga klubet më të mëdha të Evropës që po e ndiqnin kur ai doli në skenë në atdheun e tij.

Asi i katërt dhe i fundit i Brazilit është Angelo Gabriel.

Sulmuesi 18-vjeçar i lindur në dhjetor 2004 tashmë ka luajtur 112 herë për klubin e tij të fëmijërisë dhe po kërkohet nga Newcastle.

Top dhjetëshen e plotëson Youssoufa Moukoko, sulmuesi i Borussia Dortmund. /Telegrafi/

You may also like