Toornstra dhe Trauner në kor: Përqendrim dhe shpirt ekipi, festojmë ne në “Air Albania”

by admin
Spread the love

Kapiteni Jens Toornstra dhe qendërmbrojtësi Gernot Trauner, ishin dy lojtarët e Feyenoordit që folën për mediet përpara finales së Conference League ndaj Romës në “Air Albania” (e mërkurë, 21:00, Supersport 2).

TOORNSTRA – “Nuk ka shumë ditë që e kemi luajtur ndeshjen e fundit, por ishim në gjendje të përqendroheshim në Portugali, çdo gjë po na shkon shumë mirë. Moment i mrekullueshëm, por duhet të luajmë finalen e këtij turneu. Shpresojmë që çdo gjë të jetë e mrekullueshme pas 24 orësh.

Duhet të përqendrohemi të luajmë futboll, gjërat e tjera janë organizuar shumë mirë, nuk më takon mua të komentoj fjalët e Mourinhos. Shpresoj të jetë një ndeshje e kënaqshme, por rezultati do të jetë shumë i ngushtë. Shpresoj të fitojmë.

Marseille? Ka qenë një kundërshtar i vështirë. Tani do kemi përballë një kundërshtar të mrekullueshëm si Roma. Rëndësi ka të luajmë siç kemi bërë deri tani. Duhet të jemi të përqendruar dhe të kemi shpirt ekipi. Sigurisht që ka rëndësi në fund të fitojmë.

Tifozët e Feyenoordit në Tiranë? I kemi parë, është gjë shumë e mirë që ata ndodhën këtu për të na mbështetur”.

TRAUNER – “Kemi bërë atë që ishte e mundur. Nuk kemi humbur asnjë ndeshje, pasi jemi këtu. Ndeshje e vështirë, por jemi gati për fitore. Nëse ia dalim do të ishte një gjë e mrekullueshme për ne.

Është e mrekullueshme të luaj ndaj Abraham. Ai është shumë i fortë, ka një teknikë shumë të ri dhe di të shënojë gola. Ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Romës. Do të tentojmë ta mbajmë larg zonës tonë.

Një pikë e rëndësishme në karrierën time. E kemi treguar këtë sezon që mund të jemi kundërshtar të mirë. Do të përballemi me Romën dhe një trajner si Mourinho. Por, edhe ata kanë dobësitë e tyre”.


Top Channel

You may also like