Tonali më i dashuri nga tifozët, ja kush janë fanellat më të shitura te Milani

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sandro Tonali është një nga lojtarët më të dashur nga tifozët e Milanit. Fanella me numrin tetë e mesfushorit kuqezi është më e shitura në dyqanet e Milanit. Mediat italiane kanë publikuar listën e fanellave më të shitura te kuqezinjtë dhe emri i Sandro Tonalit qëndron në krye.

Fanella e mesfushorit 22-vjeçar zë 28% të shitjeve në dyqanet e Milanit, ndërsa pas tij është Zlatan Ibrahimovic. Ky i fundit edhe pse prej kohësh nuk po aktivizohet për shkak të problemeve fizike, vazhdon të jetë një nga lojtarët më të dashur për tifozët kuqezi.

Fanella e Ibrahimovic mbulon 19% të shitjeve, i ndjekur më pas nga ylli Rafael Leao me 15%. Vendi i katërt për Theo Hernandez me 13%, ndërsa entuziazmi për afrinin e De Keteleare duket qartë nga fanellat e shitura. Mesfushori belg mban vendin e pestë me 7%, i ndjekur nga Giroud me 5%. Pjesa tjetër e ekipit ndërkohë së bashku ka shitur 13% të fanellave. /oversport.tv

You may also like