Tomori dhe Dinamo bëjnë paqe, Çaços i përgjigjet Danaj

by admin
Spread the love

Tomori dhe Dinamo janë ndalur në paqe në sfidën e orës 12:30 të Kategorisë së Parë. Ndeshja të cilën kishit mundësi ta ndiqnit live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo përfundoi me rezultatin 1-1.

Goli i parë erdhi nga ekipi Beratas i cili prishi ekuilibrat e takimit me anë të Caços. Ky i fundit realizoi golin e parë të takimit në minutën e 12-të. Megjithatë, Dinamo nuk demoralizohet dhe arrin të vendosë baraspeshën me anë të Danaj.

Ekuilibrat u vendosën në minutë e 37-të, ndërsa ekipet më pas u hodhën në sulm për të gjetur fitoren. Edhe pse ishte një ndeshje shumë e luftuar, asnjë nga ekipet nuk ia doli dot të gjente sërish rrugën e rrjetës. Ekipet në fund ndanë nga një pikë, me Dinamon që rimerr vendin e parë me pikë të barabarta me Korabin dhe Tërbunin. /oversport.tv

You may also like