Tomor Alizoti jep “recetën” për Bashën dhe Berishën: Ky është skenari më i mirë për t’i dhënë fund përçarjes në PD

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti thotë se ka një plan për të shpëtuar Partinë Demokratike, që prej disa muajsh ndodhet në një krizë të brendshme.

Alizoti u shpreh se plani i tij është që të nisë një lëvizje brenda grupit parlamentar të Partisë Demokratike për të mbajtur një qëndrim dhe për të riorganizuar partinë.

Pjesë nga biseda:

Tomor Alizoti: Unë si deputet i Parlamentit kam një qëllim që është fjala ime, nuk kam struktura, kam dalë të them mes shqiptarëve. Shqiptarët dhe demokratët janë të bindur që një opozitë e çarë nuk vjen kurrë në pushtet. Një parti politike është një organizatë që synon pushtetin. Në momentin që nuk vjen në pushtet, ngelet shoqatë. Duan demokratët një shoqatë? Atëherë, unë nesër-pasnesër takoj deputetët dhe u them: Deputetë, grup parlamentar, pozicionohemi dhe u ushtrojmë presion palëve që të gjejmë një negociatë që të shpëtojmë partinë? Kjo është lëvizja që do ta bëjë deputet. Ky është plani.

Arian Çani: Pra ti thua lëvizje brenda grupit parlamentar?

Tomor Alizoti: Pikërisht, që ne të takojmë njerëzit.

You may also like