Tom Cruise është i vendosur të rrezikojë jetën për “Mission Impossible”

by admin
Spread the love

Tom Cruise e ka ndarë mendjen të rrezikojë sa të mundet për rolet e tij.

Ai është fotografuar duke xhiruar skenat e reja të filmit “Mission Impossible”, i varur me kokën poshtë në krahun e një avioni luftarak.

Aktori 59-vjeçar ishte në Cambridge duke realizuar një nga skenat më të rrezikshme në lartësi mbi 600 metra. Ai është hedhur gjithashtu 4 herë me parashutë në mënyrë që regjisori të kapte skenën perfekte.

Më herët ai është fotografuar teksa ndihmon një kameraman që po binte nga një tren që po lëvizte me shpejtësi, në xhirimet e filmit “Mission Impossible 7”.

“Mission: Impossible 7” do të shfaqet për herë të parë në kinema në fund të këtij viti.

You may also like