Tom Brady, përfundimisht tërhiqet nga sporti – Shqip

by admin
Spread the love

Legjenda e NFL-së (National Football League-futbolli amerikan), Tom Brady, ka konfirmuar sërish, për të dytën herë brenda një viti, tërheqjen e tij nga sporti. Sportisti më i madh në historinë e NFL, tashmë 45 vjeç, ka zgjedhur rrjetet sociale për të postuar një video, për të thënë lamtumirën e tij.

Brady u tërhoq edhe vjet, por pas pak kohës ndryshoi mendje dhe u rikthye. “Po shkoj drejt e në thelb. Këtë herë do të tërhiqem përfundimisht nga sporti, përgjithnjë. Njeriu ka të drejtë të thotë lamtumirë vetëm një herë dhe unë e shfrytëzova mundësinë time një vit më parë”, tha Brady.

“Falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe më kanë dhënë mundësi të jetoj jetën time. Nuk do të ndryshoja asgjë nga ajo që kam bërë deri më tani. Gjithsesi, nuk mund të vazhdoj përgjithnjë të luaj”, tha më tej Tom Brady, që largohet nga NFL pas 23 sezonesh.

Në karrierën e tij ai ka fituar 7 tituj kampionë në NFL, si asnjë tjetër: 6 me New England Patriots dhe një fituar me Buccaneers. Ai mban edhe mjaft rekorde të tjerë në këtë sporti. Pas tërheqjes së tij u përfol se ai do të kalojë në ekranin e madh: “Të shohim, oferta kam patur. Ende po përpiqem të kuptoj jetën që do të vijë. Miqtë më thonë t’i marr ditët një e nga një”.

TI RAPORTON!

You may also like