“Toleranca ka mbaruar”, tifozët ultras të Interit reagojnë pas humbjes ndaj Udineses

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Humbja në Udine ka përkeqësuar situatën në shtëpinë e Interit, me zikaltrit që duken shumë larg formës së sezonit të kaluar. Nën shënjestrën e tifozëve ka përfunduar trajneri Simone Inzaghi, zgjedhjet e të cilit janë komentuar gjerësisht nga tifozët zikaltër.

Për këtë situatë ka reaguar edhe “Curva Nord”(tifozët ultras të Interit) me një deklaratë zyrtare për situatën aktuale në klub, si dhe për çështjen “Inzaghi”, për të cilin shumë tifozë në rrjetet sociale kanë kërkuar largimin e tij.

Komunikata zyrtare e Curva Nord:

” TOLERANCA KA MBARUAR;
– Trajneri sigurisht që ka bërë gabime POR …;
– Nuk ka asnjë alibi për lojtarët që në këto situata nuk bëhen grup, por po heqin dorë nga përgjegjësia për egot personale. Dhe kjo nuk na pëlqen. Kur të kthehemi nga ekipet kombëtare, regjistri duhet të ndryshojë…
Të gjithë duhet të përballen me përgjegjësitë e tyre.
Luftojmë bashkë, ja dalim bashkë. Ju presim!”,
thuhet në njoftimin e tifozëve zikaltër.

Pas rikthimit nga pauza e kombëtareve, skuadra e Inzaghit do të presë Romën e Mourinhos në “Giuseppe Meazza” më 1 tetor, sfidë të cilën mund ta ndiqni live në Oversport dhe Tibo./Oversport.tv

 

 

You may also like