TOKIO – Tetë viktima pas rrëzimit të një aeroplani ushtarak amerikan

by admin
Spread the love



TOKIO, 29 nëntor /ATSH-AA/ – Një aeroplan ushtarak amerikan me tetë persona në bord është rrëzuar pranë Japonisë.

Roja bregdetare e Japonisë tha se avioni Osprey u rrëzua në brigjet e ishullit Yakushima në Japoninë jugperëndimore, njofton Kyodo News.

Roja Bregdetare njoftoi se aksidenti u njoftua rreth orës 14:45 sipas kohës lokale.

Mediat raportojnë se rrënojat e avionit me siguri janë gjetur pranë vendit të rrëzimit, por ende nuk ka asnjë lajm për fatin e anëtarëve të bordit.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakFOKUS – ”Kathimerini”: Athina nën presionin e BE-së për Shqipërinë


You may also like