Todd Boehly pronari i ri i Chelsea, vjen deklarata zyrtare e londinezëve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Todd Boehly ishte ai që bëri ofertën më të mirë për blerjen e Chelsea nga Roman Abramovich dhe tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi.

Marrëveshja është nënshkruar, ndërsa tani duhet të mbyllet i gjithë transaksioni. Klubi londinez e ka konfirmuar gjithçka përmes një komunikate.

“Klubi i Futbollit Chelsea mund të konfirmojë se një marrëveshje përfundimtare është lidhur mbrëmë për t’i shitur klubin konsorciumit Todd Beoehly/Clearlake Capital.

Pritet që transaksioni të përfundojë të hënën. Klubi do të bëjë përditësime të tjera atëherë”, shkruhet në njoftimin e Chelsea Football Club. / oversport.tv

You may also like