Tmerri i burgjeve të vdekjes, shfaqet dokumentari për të arratisurit nga Korea e Veriut (Fotot)

by admin
Spread the love

Detaje të tmerrshme janë shfaqur së fundi në një dokumentar mbi ‘gulagët’ e liderit koreano-verior Kim Jong-un ku mbahen ata që tentojnë të largohen nga Korea e Veriut, shkruan rrjeti Daily Mail.

Dokumentari ‘Utopia e arratisjes nga Korea e Veriut’ përfshin pamje dhe dëshmi të asaj që njerëzit duhet të bëjnë për t’u arratisur nga Korea e Veriut, prej krizave të urisë dhe sanksioneve ekonomike perëndimore.

Një dezertor që nuk ia doli të arratisej pas arrestimit u torturua për disa muaj dhe u la pa ushqim derisa arriti peshën 35 kg.

Rrjedhimisht ai u detyrua të pranonte se ishte ‘spiun i huaj’ me shpresë se torturat do të mbaronin, por oficerët e sollën në një kamp pune ku çdo ditë duhet të ngjitej në kodër për të prerë dru, thuhet në dokumentar.

Drunjtë e prerë shpesh rrokulliseshin duke zënë të burgosurit që ngjiteshin në kodër, duke i lënë të plagosur ose të vdekur.

Mes historive në film është dhe ajo e Soyeon Lee, një nënë e dëshpëruar për t’u bashkuar me të birin 17-vjeçar, i cili kishte mbetur prapa kur ajo u arratis.

Dokumentari i Madeleine Gavin ndjek gjithashtu rrugëtimin e një familjeje  përmes Kinës, Vietnamit, Laosit e Tailandës, që më në fund gjetën strehim në Korenë e Jugut.

Një nga personazhet qendrore të dokumentarit është Pastori Kim Seongeun i cili ka ndihmuar të arratisurit nga vendi eremit prej më shumë se 20 vjetësh, pasi dëshmoi vetë trupat e të vrarëve nga rojet kufitare në lumin Tumen.

Pastori i vendosur në Seul, thotë se ka ndihmuar më shumë se 1000 persona të largohen nga regjimi totalitar me anë të një organizate të fshehtë të Kishës Caleb.

Ai thotë se shumica e të arratisurve kalojnë direkt kufirin tokësor drejt Koresë së Jugut edhe pse është i minuar, ndërsa të tjerë kalojnë lumin Ialu ose Tumen që funksionojnë si kufiri me Kinën, duke iu shmangur posteve ushtarake ose dhe spiunëve që i drejtojnë të larguarit në gracka.

Pastori Kim thotë në dokumentar se ka bërë këtë rrugë edhe vetë: “Është një rrugëtim ezaurues prandaj jam i shqetësuar për të larguarit, pjesa më e rrezikshme është përshkimi xhunglës në mënyrë ilegale”.

Në kufi dezertuesit takohen me guida që supozohet t’i ndihmojnë drejt lirisë, por disa prej tyre janë të pabesë pasi punojnë për zyrtarët koreano-veriore ose kinezë të joshur nga shpërblimet.

Ai shton se dhe qeveria kineze kur mëson për të ardhur nga Korea e Veriut i ofron guidave shumë të majme për t’ia marrë në dorëzim.

Dokumentari ‘Beyond Uropia’ ndjek të larguarit ilegalë nga Korea e Veriut duke përshkruar kalimet e rrezikshme dezertorëve, pas mbylljes së rrugëve të ligjshme nga Peniani.

Vetë Soyeon Lee është arratisur dhjteë vjet më parë nga qyteza e saj e vogël. Ajo ishte pjesë e ushtrisë por u largua nga familja për kushte më të mira jetese.

Megjithëse u kap nga policia dhe u dërgua në kampin e burgimit, ajo përsëri arriti të arratisej dy vjet më vonë, kësaj here me sukses.

Pas largimit të saj i biri 17 vjeçar Han Jeong-Cheong, u rrah dhe u torturua gjatë marrjeve në pyetje, ndërsa mbetet në duart e autoriteteve.

Në një intervistë me rrjetin Independent Lens, ajo thotë se i biri mbetet në kampin e të burgosurve politikë ku vuan trajtime të rënda nga autoritetet.

“Desha të shpreh zërin e një nëne që kërkon të shpëtojë djalin e saj, që kjo të njihet nga komuniteti ndërkombëtar … dhe që më shumë njerëz të vijnë në anën time, të mësojnë për shkeljet e të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut dhe ta kritikojnë atë njëzëri”, thotë nëna e guximshme./DailyMail/