TKZ nis misionin kombëtar nga jugu, fshihen shkrimet antishqiptare dhe vendoset flamuri kuqezi

by admin
Spread the love

E kanë mbështetur kombëtaren gjithnjë pa kushte sa herë që lojtarët kuqezi kanë zbritur në fushë.

Në momente të vështira e deri te sukseset, Tifozët Kuq e Zi (TKZ) kanë gjithnjë prezent në tribuna ndërsa nuk kanë munguar edhe mesazhet e përçuara, gjithnjë në mbështetje të idealeve kuqezi.

Tashmë, TKZ nis një mision që shkon edhe përtej stadiumeve dhe futbollit teksa nëpërmjet një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në rrjetet sociale bëjnë të ditur se po nisin atë që e konsiderojnë si një mision kombëtar. Kështu, duke nisur nga jugu, TKZ ka marrë përsipër të fshijë shkrimet e ndryshme antishqiptare dhe në vend të tyre të reklamohen simbolet kombëtare.

Vendi i parë që i është nënshtruar këtij transformimi është Llogaraja teksa në një nga vendet më panoramike dhe më turistike të vendit është ekspozuar flamuri kuqezi. Në komunikatën e tyre, TKZ thekson se kjo është një nismë me kontribut vullnetar e anëtarëve të grupit dhe veçanërisht atyre me banim në Zvicër. /Supersport


Top Channel

You may also like