Tjetër zhgënjim nga Juventusi e Chelsea, City dhe Real bëjnë detyrën! Fiton edhe Napoli

by admin
Spread the love

Juventusi zhgënjen sërish në Champions League, këtë herë përballë Benficas në Torino ku mposhtet me rezultatin 2-1. “Zonja e Vjetër” pa avantazhin t’i përmbysej duke mos e menaxhuar dot golin e realizuar nga Arkadiusz Milik në minutën e katërt.

Benfica gjeti forcat dhe arriti të realizonte një përmbysje të madhe në “Allianz Stadium”. Ekuilibrat u vendosën nga Joao Mario, ndërsa më pas Neres arriti të përmbyste gjithçka duke i dhënë tre pikët Benficas.

Në të njëjtin grup ka arritur të fitojë PSG që mposhti me rezultatin 3-1 Macabi Haifa. Treshja e sulmit, Messi, Mbappe e Neymar realizuan nga një gol secili në këtë takim që i dha fitoren parizienëve. Kështu, në grupin H udhëheq PSG dhe Benfica me 6 pikë, ndërsa Juventusi renditet i fundit me zero pikë.

Ka zhgënjyer sërish edhe Chelsea që u ndal në barazim 1-1 me Salzburgun. Potter nuk debutoi dot me fitore edhe pse ekipi i tij kaloi i pari në avantazh falë golit të Sterling. Baraspesha u vendos nga Okafor që vendosi ekuilibrat dhe bëri që ekipet të ndanin nga një pikë. Kështu Milani kryeson grupin E me 4 pikë, ndërsa Chelsea me vetëm një pikë ndodhet në vendin e fundit.

Fitore ka arritur edhe Napoli që mposhti Rangersin me rezultatin 3-0. Golat u realizuan nga Politano, Raspadori dhe Ndombele që çojnë në krye të grupit A italianët me pikë të plota.

Manchester City mposht Borussian e Dortmundit në shtëpi me përmbysje me rezultatin 2-1. Golit të Bellingham iu përgjigjën Stones dhe Haaland që i dhanë tre pikët “qytetarëve”. City qëndron kështu në krye të grupit E me 6 pikë dhe ndiqet nga Dortmund me 3 pikë. Në të njëjtin grup Copenhagen dhe Sevilla u ndal në barazim pa gola.

Fitore e pastër edhe e Real Madrid ndaj Leipzig me rezultatin 2-0. Valverde dhe Asensio i dhanë fitoren Realit që merr kryesimin e grupit F me 6 pikë. /oversport.tv

Foto: SL Benfica, Twitter

You may also like