Tjetër shqetësim për Maignan, portieri i Milanit ndalet sërish

by admin
Spread the love

Stefano Pioli duhet të bëjë llogaritë pa Mike Maignan të paktën edhe për disa ndeshje të tjera. Portieri francez është ndalur sërish, për një problem në pulp dhe nuk do të kthehet në fushë në kohën e parashikuar më parë.

Maignan po punonte në mënyrë të personalizuar pas dëmtimi që kishte në pulpë dhe sipas mediave ishte shumë pranë rikthimit. Megjithatë, një dëmtim i dytë mund ta mbajë edhe më gjatë larg fushave.

Dëmtimi është sërish në fushë dhe nëse ishte parashikuar që rikthimi i tij të vinte në sfidën ndaj Monzës, tani te Milani duhet të presin edhe më gjatë. Megjithatë, ende nuk ka një datë fikse se kur mund të kthehet në fushë Maignan, i cili mund të rezikojë dhe Kupën e Botës. /oversport.tv

You may also like