Tjetër sfidë ekskluzive e Interit në Oversport dhe Tibo, sot luhet miqësorja përballë Lyonit

by admin
Spread the love

Do të jetë një ditë shumë emocionuese sot në Oversport dhe Tibo, pasi nuk do të startojë vetëm kampionati skocez i futbollit, por do të ketë edhe të tjera sfida ekskluzive. Do të transmetohet sot përveç Livingston-Rangers edhe një tjetër miqësore e Interit.

Në orën 20:30 do të startojë përballja miqësore midis Interit dhe Lyon e cila do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport 1. Ekipet do të përballen në stadiumin e Cesenas, ndërsa sfida premtom emocion të garantuar.

Do të kemi mundësi të ndjekim në këtë takim edhe talentin shqiptar Kristjan Asllani i cili ka shkëlqyer në miqësoret e tjetra të zhvilluara me Interin. Kështu, në orën 20:30 yjet e Interit do të jenë sërish në ekranin e Oversport dhe Tibo. /oversport.tv

You may also like