Tjetër përforcim për Atalantën, nga Udinese vjen Brandon Soppy

by admin
Spread the love

Brandon Soppy është zyrtarisht një lojtar i Atalantës. Klubi bergamask ka blerë kartonin e mbrojtësit francez nga klubi i Udineses.

Ka qenë vetë Atalanta që me anë të një postimi në faqen zyrtare ka bërë publik lajmin. Në të thuhej se Soppy është blerja më e re e Atalantës, ndërsa përveç Udineses ka qenë gjithashtu edhe pjesë e Rennes në Francë.

Sipas mediave, Atalanta ka paguar rreth 9 milionë euro për kartonin e lojtarit. Soppy ka zgjedhur të mbajë veshur fanellën me numrin 93, ndërsa është shprehur i lumtur për këtë transferim. /oversport.tv

Foto: Atalanta B.C. Twitter

You may also like