Tjetër ndarje, çifti i njohur i showbizit i jep fund fejesës

by admin
Spread the love

Liam Payne dhe e fejuara e tij Maya Henry janë ndarë. Daily Mail raporton se ish anëtari i grupit One Direction dhe modelja nuk janë më bashkë që prej muajit të kaluar.

Konfirmimi i ndarjes së tyre vjen pas publikimit të disa fotove të këngëtarit krah modeles amerikane Aliana Mawla, 24 vjeç, të cilat u bënë virale në rrjet.

Pas publikimit të këtyre fotove reagoi edhe Maya, 21 vjeç, e cila u shpreh se është e vështirë për të t’i shohë këto imazhe.

“I dua të gjithë fansat, por ju lutem mjaft m’i dërguat ato foto të fejuarit tim me një vajzë tjetër. Ajo nuk jam unë dhe është e vështirë ta pranoj që kjo ka ndodhur pa e ditur unë. Mjaft”, shkroi modelja.

You may also like