Tjetër “histori dashurie” për Icardin, këtë herë me klubin e Juventusit

by admin
Spread the love

Mauro Icardi drejt rikthimit në Itali. Sulmuesi argjentinas është një ëndërr e vjetër e Juventusit dhe duket se tashmë janë pjekur të gjithë kushtet për t’u kompletuar transferimi i tij te klubi bardhezi.

Torinezët e kërkuan Icardin edhe në verën e 2019-ës, por atëherë ishte Interi që nuk donte ta shiste te një rival direkt dhe në këtë mënyrë argjentinasi u transferua në kampionatin francez, te Paris Saint Germain.

Aktualisht Jucventus është në kërkim të dëshpëruar për një sulmues që të udhëheqë repartin dhe skuadrën me golat e tij, ndërsa Icardi ka përfunduar në pankinë te PSG-ja dhe synon një ekip ku të mund të luajë rregullisht.

Megjithatë për momentin problem mbetet fakti që Juventusi nuk ka luksin të [paguajë rreth 45-50 milionë euro që PSG-ja kërkon për Icardin dhe kërkon ta marrë në huazim deri në fund të sezonit, ndërsa klubi francez synon shitjen e menjëhershme.

Gjithsesi palët kanë nisur negociatat dhe në ditët e ardhshme pritet të ketë të reja, me Icardin që mezi pret të rikthehet në Serinë A, kampionat ku ka bërë shumë mirë me fanellën e Interit dhe tani do të kërkojë të tregojë veten edhe me Juventusin./ SS


Top Channel

You may also like