Tjetër goditje për rusët, Polonia nuk pranon të luajë kundër tyre

by admin
Spread the love

Një tjetër goditje ka ardhur sot për Rusinë në aspektin sportiv.

Kombëtarja e Polonisë ka vendosur edhe zyrtarisht të mos pranojë të luajë kundër Kombëtares Ruse në play-off të Botërorit 2022.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Federatës Polake të Futbollit, Cezary Kulesza, shkruan “Gazeta Express”.

Këto dy Kombëtare ishte parapatë të përballen në mes vete më 24 mars në Moskë, por për shkak të sulmit ushtarak të rusëve ndaj Ukrainës, polakët kanë vendosur të mos luajnë me rusët.

“Nuk ka më kohë për fjalë, është koha për veprim. Për shkak të eskalimit të situatës dhe agresionit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës, ekipi kombëtar polak nuk e ka ndërmend ta zhvillojë ndeshjen e play-offit kundër Rusisë. Ky është vendimi i duhur. Ne jemi në bisedime me Federatat e Suedisë dhe të Republikës Çeke për t’ia treguar qëndrimin tonë FIFA-s”, ka thënë ai. 

You may also like