Tjetër goditje e Erzenit në merkato, mesfushori brazilian firmos me shijakasit

by admin
Spread the love

Erzeni vazhdon të përforcojë organikën e skuadrës në prag të fillimit të sezonit të ri të kampionatit shqiptar. Shijakasit kthehen në elitën e futbollit shqiptar pas shumë vitesh dhe drejtuesit e klubit po punojnë që të formojnë një skuadër sa më kompetitive në Superiore.

Erzeni ka zyrtarizuar ditën e sotme blerjen e mesfushorit brazilian Alan Calbergue. 24-vjeçari është aktivizuar me disa skuadra të ndryshme në vendlindje.

“Alan Calbergue lojtari me i ri i Erzenit. Mesfushori sezonin e kaluar ka luajtur për ekipin e Monte Azul . 24-vjeçari  me pare është aktivizuar dhe me ekipet e Paysandu RA , Aimore , Marilia në vendlindjen e tij . Braziliani firmosi ditën e djeshme nen praninë e menaxherit të tij Ledion Katundi”, shkruhet në njoftimin e klubit shijakas. / Oversport.tv

You may also like