Tjetër dështim i madh për ish-trajnerin e Ballkanit, shkarkohet përsëri

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas takimit me presidentin Bardhi, trajneri korçar, Bledi Shkëmbi ka mbyllur bashkëpunimin me Dinamon. Këto janë zhvillimet më të fundit nga kampi blu. 

Shkëmbi e drejtoi Dinamon në 19 ndeshje dhe grumbulloi 19 pikë, duke mbetur larg objektivave të nisjes së sezonit. Blutë bënë ndryshime në stol edhe në janar, kur ikën ndihmëstrajneri Françesko Vitobelo dhe përgatitësi atletik Deniele Nervi. Italianët u zëvendësuan nga Bledar Devolli dhe Oriand Abazaj.

Blutë kanë dalë sot në stërvitje, duke nisur përgatitjet për ndeshjen me Partizanin në Kupën e Shqipërisë. 

“Panorama Sport” mëson se skuadra është drejtuar nga Bledar Devolli, i cili do të marrë kështu vendin e Shkëmbit në krye të stolit dinamovit. Në krah të tij presidenti Bardhi ka zgjedhur Erion Xhafën, ish-lojtar i Dinamos dhe deri tani trajner i U-19-ës në klubin blu.

Është menduar për një zgjedhje brenda familjes dhe për “gjak dinamovit” në rastin e Xhafës. Me ndryshimin në stol pritet që skuadra të shkundet dhe të reagojë që të mërkurën në Kupë, ku synon kualifikimin në gjysmëfinale.

Shkëmbi drejtimin e skuadrës të Dinamos e mori pas aventurës me Ballkanin e Suharekës, me të cilin dështoi totalisht dhe u largua me të përfunduar sezoni i kaluar.

You may also like