Tjetër dëmtim për Ramsey, Rangers ka vendosur ta kthejë në Torino

by admin
Spread the love

Aaron Ramsey ndalet sërish. Këtë herë mesfushori nga Uells është ndalur në “Old Firm” në Kupën e Skocisë përballë Celticut. Ai ishte zgjedhur nga trajneri Giovanni van Bronckhorst si titullar, por nuk ia doli dot të përfundonte ndeshjen për shkak të një dëmtimi muskulor.

Një situatë që nuk i ka pëlqyer aspak drejtuesve të Rangers që e shohin situatën fizike të Ramsey me probleme të përsëritura. Vetëm 5 ndeshje në kampionat, 2 në Europa League dhe 3 në Kupë nuk janë rendimenti që drejtuesit e klubit skocez po prisnin për Ramsey.

Për rrjedhojë, ata nuk janë të bindur nga ai. Kështu, mesfushori pritet të kthehet sërish në Torino te Juventusi pasi nuk do të blihet. “Zonja e Vjetër” do të jetë sërish në situatën ku do të kërkojnë për një blerës për Aaron Ramsey. /oversport.tv

Foto: Rangers FC, Facebook

You may also like