Tjetër dëmtim për Paul Pogba, Kupa e Botës në rrezik të madh

by admin
Spread the love

Nuk kanë fund makthet për Paul Pogbanë. Në momentin kur ai nisi të shihte dritë në fund të tunelit, problemet nuk e kanë lënë të qetë futbollistin e Juventusit dhe madje tashmë rrezikon edhe Botërorin. Mesfushori francez ka ndjerë dhimbje në kofshën e djathtë, në të njëjtën këmbë të gjurit të operuar dy muaj më parë, çka e shton edhe frikën për një problem serioz.

Për momentin dyshohet për një tërheqje të lehtë, por që kërkon minimumi dy javë kohë për rikuperin. Sigurisht që Pogba ka marrë edhe një goditje jo të lehtë psikologjike, sepse pasi u largua nga Manchester United, 29-vjeçari ka qenë i pafat.

Ende nuk ka luajtur këtë sezon një ndeshje zyrtare me Zonjën e Vjetër dhe kur mendoi se do të kthehej në fushën e blertë dhe shpresat për të shkuar në Katar ishin të mëdha, do të duhet të përballet përsëri me një tjetër realitet të hidhur. Frika më e madhe e sulmuesit është që ta shohë Kupën e Botës nga televizori sepse mosprania e tij në listën e Didier Deschamps në këto memonte është më e sigurt se kurrë. /oversport.tv

You may also like